Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Supremja shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 14:42
Supremja shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar në tërësi si të themeltë kërkesëpadinë e pesë paditësve, V.E., B.A., A.B.-B., V.K. dhe N.H., të paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), lidhur me ligjshmërinë e Rregullores së Brendshme Nr. 01/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Brendshme Nr. 07/2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në KQZ.

Me aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme ka konstatuar paligjshmërinë dhe ka shfuqizuar në tërësi Rregulloren e Brendshme Nr. 01/2026, përfshirë edhe Shtojcën I – Organogramin e Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në shqyrtimin e çështjes, Gjykata ka vlerësuar ligjshmërinë e procesit të ri-klasifikimit të pozitave të punës, veçanërisht në raport me respektimin e kritereve objektive, parimin e barazisë dhe detyrimin për arsyetimin e vendimeve që kanë pasoja juridike për zyrtarët publikë.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, ndonëse KQZ-ja ka kompetencë për të ndryshuar organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, ushtrimi i kësaj kompetence duhet të mbështetet në analiza funksionale, kritere objektive dhe arsyetime të qarta, të cilat justifikojnë përfshirjen apo përjashtimin e pozitave të caktuara nga procesi i ri-klasifikimit.

Gjykata ka konstatuar se KQZ-ja nuk ka paraqitur një analizë funksionale që do të arsyetonte përfshirjen e vetëm tetë pozitave të punës në procesin e ri-klasifikimit dhe përjashtimin e pozitave të paditësve. Po ashtu, nuk janë ofruar arsye konkrete për dallimet në natyrën e detyrave, nivelin e përgjegjësive dhe kompetencat e pozitave të përfshira dhe atyre të përjashtuara nga ky proces.

Sipas Gjykatës, përmes zbatimit të rregullores së kontestuar është mundësuar ndryshimi i koeficienteve të pagave për zyrtarët që ushtrojnë tetë pozitat e përfshira në procesin e ri-klasifikimit, ndërsa pozitat e paditësve kanë mbetur jashtë tij. Kjo ka rezultuar në trajtim të ndryshëm, pa u dëshmuar ekzistimi i arsyeve objektive dhe të arsyeshme që do ta justifikonin një dallim të tillë.

Në këtë drejtim, Gjykata ka theksuar se parimi i barazisë kërkon që subjektet që ndodhen në situata të njëjta ose të krahasueshme të trajtohen në mënyrë të barabartë, përveç rasteve kur trajtimi i ndryshëm mbështetet në kritere të qarta, objektive dhe të verifikueshme.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se procesi i klasifikimit të pozitave duhet të bazohet në natyrën dhe përgjegjësitë e funksioneve që ushtrohen, dhe jo në përzgjedhjen e pozitave pa një arsyetim të qartë për dallimet ndërmjet tyre. Mungesa e një analize funksionale dhe e kritereve të qarta të përzgjedhjes nuk garanton trajtim të barabartë për zyrtarët që ushtrojnë funksione të njëjta ose të krahasueshme.

Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata i është referuar edhe Aktgjykimit P.A.nr. 24/2026, të datës 17 shtator 2026, me të cilin kishte shfuqizuar nenin 7 të Rregullores Nr. 01/2026. Duke marrë parasysh ndërlidhjen e pandashme të dispozitave të kësaj rregulloreje me nenin e shfuqizuar, Gjykata ka vlerësuar se pjesa e mbetur e aktit nuk ka përmbajtje normative dhe efekt juridik të pavarur që do të mundësonte zbatimin e saj si akt i veçantë.

Për këtë arsye, shfuqizimi është shtrirë në tërësinë e Rregullores Nr. 01/2026, përfshirë edhe Shtojcën I, me qëllim të ruajtjes së koherencës së rendit juridik dhe sigurisë juridike.

Linku i aktgjykimit: https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP__31_26_SQ.pdf

punëstërësibrendshëm

Të ngjashme

Çitaku: Koordinimi transatlantik dhe kohezioni i brendshëm, thelbësorë për të ardhmen në BE dhe NATO

Çitaku: Koordinimi transatlantik dhe kohezioni i brendshëm, thelbësorë për të ardhmen në BE dhe NATO

12:55

Më shumë nga Lajme

  • 14:50Identifikohen dhe ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në argjendaritë e Gjakovës
  • 14:41Reagon muzikanti slloven Marko Hatlak që përzgjodhi “Oj Kosovo, Kosovo”: Kërkoj falje, krejtësisht pa qëllim, e gjeta në Google
  • 14:35Kënga nacionaliste serbe, Gërvalla në takim me BE-në: Pavarësia e Kosovës nuk mund të mohohet
  • 14:32Gjykata në Britani e shpall të pafajshëm ushtarin e FSK-së
  • 14:25Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve