Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut protestojnë sot në Tiranë

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 07:34
Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut protestojnë sot në Tiranë

Në shenjë mbështetjeje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, gjatë ditës së sotme do të mbahet një protestë në Tiranë.

Organizatorët, Kol Marku dhe Kristian Nela, kanë bërë të ditur se tubimi do të fillojë në ora 17:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Markut, protesta nuk ka prapavijë politike dhe ka për qëllim të shprehë solidaritet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe të mbrojë të drejtat dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Ndërkaq, Nela ka deklaruar se organizimi është realizuar nga vetë organizatorët për të treguar unitet dhe për të dërguar mesazhin se interesi kombëtar duhet të jetë mbi çdo dallim tjetër.

Po ashtu, është bërë e ditur se në protestë pritet të marrin pjesë studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Më shumë nga Lajme

  • 22:35Prishtina mbulohet me kamera, ekspertët kërkojnë prova për rritjen e sigurisë
  • 22:22Çitaku: Kurti po sillet si monark – PDK nuk shantazhohet
  • 21:45Rama kritikon Kurtin: Sot u bë kryeministër me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe
  • 21:28Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4
  • 21:23“Rezerva vetëm për 5 ditë”, rritje apo ulje e çmimit të naftës? Ja çfarë thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve