Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stërvitja “Combat Power 26”, në Kroaci, FSK merr pjesë krah ushtrive aleate, Maqedonci i ndjek nga afër

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 17:13
Stërvitja “Combat Power 26”, në Kroaci, FSK merr pjesë krah ushtrive aleate, Maqedonci i ndjek nga afër

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se me ftesë të shtetit kroat ka përcjellë sot nga afër një ushtrim të përbashkët ushtarak ku kanë marr pjesë mijëra ushtarë kroatë e nga vende të ndryshme të NATO-s.

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe 45 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere”, ka shkruar Maqedonci.

Njoftimi I plotë:

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anušić, pata nderin të marr pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (Distinguished Visitors Day – DV Day), në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Combat Poëer 26”, e zhvilluar në Slunj të Kroacisë.

Kjo stërvitje dëshmoi qartë gatishmërinë dhe aftësinë e forcave tona për të mbrojtur vendet dhe qytetarët tanë. Mbi 3,000 ushtarakë nga Kroacia, së bashku me qindra pjesëtarë nga vendet aleate dhe partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italinë, Slloveninë, Shqipërinë, Portugalinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Gjeorgjinë, u bashkuan për një qëllim të përbashkët: rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjen për të kontribuar në sigurinë dhe paqen.

Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere.

Stërvitja “Combat Poëer 26”, e zhvilluar në poligonin ushtarak të Slunjit, zgjati 11 ditë dhe u realizua në terrene sfiduese dhe në kushte të temperaturave të larta. Gjatë ushtrimeve u demonstruan operacione të integruara luftarake ajrore dhe tokësore, duke simuluar skenarë luftarakë për mposhtjen e forcave armike dhe duke vënë në pah nivelin e lartë të koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Një dëshmi e rëndësishme e zhvillimit të kapaciteteve tona është edhe avancimi në fushën e qëndrueshmërisë logjistike, veçanërisht në shërbimet e ushqimit. Deri para pak më shumë se një viti, këto shërbime në FSK realizoheshin përmes operatorëve privatë. Sot kemi ndërtuar kapacitete të plota organike, të cilat jo vetëm që sigurojnë mbështetjen ushqimore për pjesëtarët tanë, por u mundësojnë kuzhinierëve tanë të ofrojnë këtë mbështetje edhe për forcat partnere gjatë stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta. Ky është një tregues konkret i rritjes së aftësive tona, i vetëqëndrueshmërisë logjistike dhe i pjekurisë institucionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëmarrja në një stërvitje si “Combat Poëer 26” nuk është vetëm një angazhim ushtarak. Ajo është dëshmi se Kosova po ecën përpara, po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse dhe po bëhet çdo ditë e më e gatshme për t’u përballur me sfidat e sigurisë. Ushtarët tanë po fitojnë përvojë, po rrisin aftësitë profesionale dhe po dëshmojnë se janë plotësisht të denjë për të marrë pjesë në misione dhe aktivitete ndërkombëtare. Ata janë krenaria jonë.

Bashkëpunimi ynë me Kroacinë nuk është vetëm strategjik – ai është ndërtuar mbi një miqësi të sinqertë mes dy popujve dhe dy shteteve që qëndrojnë krah për krah përballë sfidave të përbashkëta.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm, duke kontribuar me përgjegjësi dhe përkushtim për një rajon më të sigurt dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë

FSK

Më shumë nga Lajme

  • 16:06Digjet një veturë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët
  • 16:06Zjarri në hotelin në Vlorë, reagon Kurti: Jemi të tronditur
  • 15:49Përditësimi i fundit: A ka pritje në pikat kufitare të Kosovës këtë pasdite?
  • 15:38Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
  • 15:19Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë