Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stefanoviq: Dodiku mund të jetë kandidat për president të Serbisë, pas Vuçiqit

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 12:44
Stefanoviq: Dodiku mund të jetë kandidat për president të Serbisë, pas Vuçiqit

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) në Serbi, Borko Stefanoviq, deklaroi mëngjesin e sotëm se aktualisht po shqyrtohet opsioni që Millorad Dodik, i cili pas vendimit të djeshëm të Kolegjit të Apelit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës nuk është më president i Republikës Sërpska, të jetë kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme.

Stefanoviq, në një intervistë për televizionin serb “Nova”, tha se kjo po “diskutohet seriozisht”, pasi presidenti aktual i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, nuk mund të kandidojë sërish për shkak se po i përfundon mandati i dytë, ka transmetuar SSP përmes një njoftimi.

“Vuçiq dëshiron të bëhet kryeministër, të kthehet në postin e kryetarit të Qeverisë, dhe po e përgatit Millorad Dodikun për president, pasi ai ka shtetësi serbe dhe tashmë nuk mund të jetë president i Republikës Sërpska”, tha Stefanoviq.

Duke folur për protestat në Serbi, ai vlerësoi se paraqitja e mbrëmshme e Vuçiqit para zyrave të SNS-së në Palilula – ku janë thyer xhamat, janë bërë arrestime pa bazë dhe janë rrahur të rinjtë – përbën një “përpjekje për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në heshtje”.

Stefanoviq tha se pret që regjimi të ashpërsojë shtypjen, duke u përpjekur që nën përkufizimin e “terrorizmit” – i cili është shumë i gjerë në ligj – të fusë çdo qytetar që del në protesta.

Më shumë nga Lajme

  • 13:04Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?
  • 13:00Verdikti në Hagë, Dodë Gjergji: Të bashkohemi për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë
  • 12:58Vazhdon protesta kundër Hagës, “Liria ka Emër”: Shihemi n’21:00 n’shesh
  • 11:45Lëvizja e automjeteve ushtarake, FSK njofton qytetarët: Nga 21 shtatori fillon ushtrimi “VALOR SHIELD 2026”
  • 11:43Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5