Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Verdikti në Hagë, Dodë Gjergji: Të bashkohemi për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 13:00
Dodë Gjergji: Të bashkohemi për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një komunikate, Imzot Dodë Gjergji ka thënë se vendimi ka lënë “hidhërim të thellë dhe thartirë në shpirt”.

Ai e ka lidhur situatën aktuale me periudhat historike kur shqiptarët kanë bërë sakrifica për mbrojtjen e gjuhës, dinjitetit dhe të drejtës për liri, duke përmendur edhe Don Mikel Tarabulluzin dhe shkollën shqipe.

VIDEO

Sipas tij, vendimi i Dhomave të Specializuara ka rikujtuar “kalvarin” e padrejtësive historike.

“E ne s’na mbetet gjë tjetër veç se: Të bashkohemi për ta bindë drejtësinë që të jetë e drejtë ndaj nesh”, ka shkruar Imzot Gjergji.

Ai ka bërë thirrje që dhimbja dhe zemërimi të mos ndikojnë në arsyen dhe urtinë e qytetarëve.

“Prandaj çdo reagim duhet të jetë i matur, paqësor dhe i përgjegjshëm dhe në shërbim të përpjekjes juridike e institucionale për ta kundërshtuar dhe ndryshuar këtë vendim, e kurrë kundër vetë drejtësisë si vlerë”, ka deklaruar ai.

Imzot Gjergji ka kërkuar nga institucionet dhe klasa politike në Kosovë që të tregojnë përgjegjësi dhe të bashkëpunojnë përballë çështjeve që, sipas tij, prekin lirinë, dinjitetin dhe kujtesën historike të popullit.

“Interesi i vendit kërkon maturi, bashkërendim institucional dhe përgjegjësi të përbashkët”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje për bashkim rreth të vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë për të ardhmen, si dhe për forcimin e miqësive me vendet që e kanë mbështetur Kosovën.

Ipeshkvi i Kosovës ka theksuar gjithashtu nevojën që situata të përballohet me pjekuri dhe dinjitet, duke paralajmëruar se zemërimi i tepruar, hapat e nxituar apo veprimi i vonuar mund ta dëmtojnë të ardhmen.

“Si Kishë, nuk mund të gjykojmë njerëz e as drejtësinë; por nuk mund as të heshtim kur plagoset ndërgjegjja dhe liria e fituar me gjak”, ka shkruar Imzot Gjergji.

Ai ka thënë se detyra e Kishës është “të kërkojë të vërtetën pa urrejtje, drejtësinë pa hakmarrje dhe pajtimin pa harruar atë që është e drejtë”.

“Kosovës nuk i duhet sot më shumë zhurmë. I duhet urtësi, bashkim, qëndrueshmëri dhe besim”, përfundon reagimi i Imzot Dodë Gjergjit.

gjergjidodëbashkohemi

Më shumë nga Lajme

  • 13:43Identifikohen tri viktima të “Grupit të Intelektualëve” nga varrezat masive në Zubin Potok
  • 13:42Maratona “Prishtina 2026”, nesër bllokohen disa rrugë, policia tregon alternativat që mund të përdoren
  • 13:36Kundër verdiktit në Hagë, sonte protestohet edhe në Shtime
  • 13:29Lushtaku i përgjigjet Faton Pecit: Pse heshtni për raportimet për Lulin e Mitrovicës?
  • 13:05I arrestuari për kërcënim ndaj Gërvallës, raportohet të jetë djali i dëshmorit