Kryeministri britanik, Keir Starmer u takua sot në Mynih me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Të dy udhëheqësit riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar punën që do të forcojë mbrojtjen tonë kolektive përballë kërcënimeve në rritje ndaj sigurisë evropiane.
Ata ranë dakord që Evropa duhet të bëjë hapa përpara dhe të punojë drejt bërjes një NATO më evropiane, duke mbrojtur njëkohësisht lidhjet tona të forta transatlantike.
“Kryeministri ndau ambicien e tij të lartë për partneritetin e ardhshëm Britani-BE. Ai shprehu dëshirën e tij për integrim të mëtejshëm në të gjithë ekonominë, mbrojtjen dhe teknologjinë – në interes të një sigurie më të madhe, rritjeje më të fortë dhe standardeve më të larta të jetesës për popullin britanik”, shkruan BBC.
