Mediat kroate po pretendojnë se spiunja e dyshuar nga Mitrovica, Ana Murganiq, ka spiunuar për Listën Serbe, por Igor Simiq dje tha se as ai e as Lista Serbe nuk e njohën spiunen e dyshuar.
Por, provat që dalin në dritë, e tregojnë të kundërtën.
Spiunja e dyshuar e cila ra në pranga të kroatëve bashkë me të dashurin kroat J.I, pilot i KFOR-it, del se ka pasur kontakte edhe me një serb që akuzohet nga Prokuroria në Kosovë se ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë.
Sipas mediave kroate, gjatë hetimeve është gjetur se serbja nga Mitrovica, komunikonte edhe me njërin prej të kërkuarve kryesor në rastin Banjska, Vladimir Radivojeciqin, i njohur me nofkën “Mami”.
“A.M. i shkroi edhe shokut të saj të fëmijërisë, Vladimir Radivojeviq, i njohur si Mami, një nga përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës. Ai vjen nga Mitrovica, ashtu si ajo, por autoritetet e Kosovës e konsiderojnë atë një nga udhëheqësit e të ashtuquajturave “Brigada Veriore”, një organizatë aktive në veri të vendit që është e lidhur me struktura nga Beogradi…”, shkruan Index.Hr
… Hetuesit e konsiderojnë mesazhin që A. M. i dërgoi atij si të diskutueshëm, duke shkruar: “Duhet ta sqarosh sulmin ndaj KFOR-it në çdo mënyrë që di dhe mundesh.” Po atë ditë, i dashuri i saj pilot i dërgoi një mesazh: “Vërtet e ke prishur punën mbrëmë.”, raporton mediumi Index.Hr .
E provat, sikurse këto fotografi tregojnë se Mami kishte raporte të mira me zyrtarë të lartë të Listës Serbe. Aty ai shihet me Slavko Simiqin, njeriun që tash po pretendon të bëhet nënkryetar i Kuvendit.