Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: 31 lindje dhe mijëra shërbime shëndetësore brenda një jave

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 10:33
Spitali i Përgjithshëm në Pejë: 31 lindje dhe mijëra shërbime shëndetësore brenda një jave

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat javore të punës, duke bërë të ditur se gjatë shtatë ditëve të fundit janë realizuar mijëra shërbime mjekësore në departamente të ndryshme.

Sipas njoftimit, në këtë periudhë janë regjistruar 31 lindje, prej të cilave 18 foshnje meshkuj dhe 13 femra, duke sjellë gëzim për dhjetëra familje.

Në total, ekipi mjekësor ka realizuar 2,841 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 265 pacientë të rinj për trajtim spitalor. Mesatarisht, 175 pacientë kanë marrë trajtim ditor në këtë institucion.

Gjatë javës janë kryer gjithsej 16,479 analiza laboratorike për 1,289 pacientë, si dhe 65 ndërhyrje kirurgjike të suksesshme. Në repartin e dializës janë realizuar 225 trajtime.

Sa i përket shërbimeve diagnostike, janë kryer 636 rëntgen, 271 ultrazëra, 91 rezonanca magnetike (MRI), 29 ehokardiografi, 15 ergometri, 17 gastroskopi dhe 12 kolonoskopi.

Po ashtu, 200 pacientë kanë marrë trajtime fiziatrike, me qëllim rikthimin e tyre në aktivitetin e përditshëm.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë është bërë e ditur se stafi mjekësor vazhdon të ofrojë shërbime shëndetësore pa ndërprerje, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, me përkushtim të plotë ndaj pacientëve.

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”