Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spiropali: BE-ja duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 07:29
Spiropali: BE-ja duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës.

Ajo po ashtu shprehu keqardhje për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Për të ardhur keq që institucionet në Kosovë po ngecin. Puna është se sa vullnet politik ka nga të gjitha palët për t’i tejkaluar këto vështirësi. Duhet ta them që sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen, por sigurisht institucionet në Kosovë duhet të jenë më përgjegjëse. Duhet respektuar edhe sovraniteti dhe integriteti territorial”, u shpreh ajo shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali foli edhe për sulmin në Banjskë, për të cilin tha se qartazi ishte një sulm terrorist dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

“Sulmi në Banjskë ishte i papranueshëm dhe asnjë alibi nuk mund të fshehë përgjegjësinë e atyre që ndërmorën atë sulm. Sa i takon çështje të sigurisë në Kosovë, SHBA e ka bërë të qartë që misioni i UNMIK nuk duhet të jetë më. KFOR, EULEX, autoritet e Kosovës mjaftojnë për të garantuar sigurinë. Pra, garantimi i sovranitetit dhe shtrirjes së këtij sovraniteti në gjithë territorin duhet të ecin paralelisht. Duhet gjetur një marrëveshje që garanton kohë për zhvendosjen e UNMIK”, theksoi ajo.

Kryediplomatja shqiptare shtoi se Kosova nuk duhet të thellojë ndarjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të tregojë kujdes të shtuar.

Sipas saj, çdo çështje që cenon marrëdhëniet me SHBA-në është një problem jo i vogël.

“Çdo fraksion, çdo moskuptim, çdo keqkuptim me partnerët tanë, sidomos me SHBA, sigurisht që sjell shqetësim në Kosovë, sjell shqetësim dhe në Tiranë. Ne do punojmë fort, ashtu siç kemi bërë deri tani jo vetëm që të përfaqësojmë Shqipërinë në ambasadat tona, si në organizatat ndërkombëtare në NATO apo kudo tjetër, ku Shqipëria e ka një zë dhe nuk e ka një zë të mekët, por e ka një zë të fortë, e ka fituar këtë prestigj. Do ta përdorim këtë zë edhe për Kosovën, pavarësisht arsyeve, çështjeve, pavarësisht se ku qëndron faji dhe ku qëndron çështja, ne do ta përdorim zërin dhe forcën tonë për ta mbështetur Kosovën në çdo hap. “Çdo çështje që cenon marrëdhëniet me SHBA është një problem jo i vogël për Kosovën. Besoj se këtu bien të gjithë dakord, besoj se bie dakord edhe vetë kryeministri i Kosovës”, tha Spiropali.

Spiropali tha se “duhet gjetur mënyra që qëndrimet të afrohen, që ngërçet institucionale mos të sjellin pasoja të rënda si në jetën e institucioneve dhe jetën e qytetarëve të Kosovës dhe ajo që Shqipëria mund garantojë është që gjithkund ku do kemi mundësisë për ta afruar qëndrimet, për të negociuar, për të ngritur zërin dhe për të mbajtur qëndrim pro Kosovës, ne do ta bëjmë pa diskutim”.

“Është detyrim kushtetues, detyrim kombëtar dhe patriotik ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Spiropali, gjatë një interviste televizive

BEshqiperi

Të ngjashme

Fluks i lartë turistik: Mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri vetëm gjatë fundjavës

Fluks i lartë turistik: Mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri vetëm gjatë fundjavës

18:18
BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së

BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së

15:53

Më shumë nga Lajme

  • 17:16Vita kërkon publikimin e analizave: Ministri Muja po manipulon me të dhënat
  • 17:11Çka tha Kurti para takimit me Abdixhikun?
  • 16:58U shpall ‘non grata’ nga Shqipëria, reagon Hoxha: Kam qenë pjesë e luftës në Kosovë!
  • 16:52Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja
  • 16:40Sulmohet me gurë autobusi me pushues nga Kosova në Kukës, i thyhet xhami