Një tufë delfinësh ka dhuruar një spektakël të veçantë në Gjirin e Vlorës, duke mahnitur turistët që udhëtonin me gomone turistike drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.
Delfinët u shfaqën pranë mjeteve lundruese, duke notuar përpara gomoneve dhe duke luajtur mes dallgëve, shkruan A2 .
Me kërcimet dhe lëvizjet e tyre elegante, ata krijuan një shfaqje të rrallë natyrore, e cila u prit me entuziazëm nga turistët, të cilët nuk ngurruan ta filmonin dhe fotografonin këtë moment.
