Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Specialja thotë se Veseli ishte anëtar kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 11:25
Specialja thotë se Veseli ishte anëtar kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal

Trupi gjykues në Hagë ka konstatuar se Kadri Veseli dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç në realizimin e tij.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Veseli veproi së bashku me të akuzuarit e tjerë në zbatimin e këtij qëllimi. Ai ka qenë shef i Drejtorisë së Zbulimit dhe Kundërzbulimit (ZKZ), e cila kishte përgjegjësi për identifikimin, sigurimin e informacionit, vëzhgimin dhe neutralizimin e personave që konsideroheshin kolaboracionistë.

Sipas trupit gjykues, Drejtoria e Zbulimit ishte një nga mjetet kryesore përmes të cilave u zbatua qëllimi i përbashkët kriminal, ndërsa Veseli ishte anëtar kyç në këtë proces.

“Veseli, së bashku me të akuzuarit e tjerë, emëroi persona kyç në pozita për të jetësuar qëllimin e përbashkët. Veseli mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve. Ai u përfshi në procesin e identifikimit dhe shënjestrimit të kundërshtarëve, shumë prej të cilëve edhe u vranë. U mor personalisht me arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Hallaqit, si dhe me arrestimin, ndalimin dhe lirimin e një të ndaluari tjetër nga UÇK-ja. Veseli kishte dijeni për krimet e kryera kundër kundërshtarëve dhe, me gjithë dijeninë që kishte, nuk ndërmori asnjë hap për parandalimin, hetimin ose ndëshkimin e këtyre krimeve”, ka thënë ai.

veselipërbashkëtanëtar

Të ngjashme

NDËRMARRJA E PËRBASHKËT KRIMINALE (JCE):

NDËRMARRJA E PËRBASHKËT KRIMINALE (JCE):

18:24

Më shumë nga Lajme

  • 07:58Dy ambasadorë, dy takime në Kuvend – Finlanda dhe Italia sot në agjendën e diplomacisë kosovare
  • 07:55Pas gati 30 vjetësh në Senat, bashkëpunëtorja e Trumpit humb zgjedhjet
  • 07:42OVL UÇK-ja thërret konferencë për shtyp, nuk dihet arsyeja
  • 07:41Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:35Ftohtë dhe mundësi për reshje shiu, ky është parashikimi i motit