Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spanjollët mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2025 në 19:09
Spanjollët mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE

Një sondazh i fundit ka treguar se shumica e qytetarëve në disa shtete të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, shprehen pro anëtarësimit të saj në BE.

Sipas të dhënave nga Eurobarometer, 53 për qind e qytetarëve të Spanjës janë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa vetëm 27 për qind janë kundër dhe 20 për qind nuk kanë qëndrim.

Në mënyrë të ngjashme, 52 për qind e qytetarëve të Rumanisë shprehen pro, ndërsa 36 për qind kundër.

Mbështetja është disi më e ulët në Sllovaki (46%), Greqi (44%) dhe Qipro (40%), transmeton Klankosova.tv.

Në përgjithësi, mesatarja e pesë vendeve mosnjohëse të Kosovës tregon se 47 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE, përballë 40 për qind që janë kundër.

Ky rezultat konsiderohet befasues, veçanërisht në rastin e Spanjës, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ku qytetarët e saj shfaqin qëndrim më pozitiv ndaj integrimit evropian të saj sesa mesatarja e BE-së.

Spanja

Më shumë nga Lajme

  • 17:19Janina Ymeri ironizon me “Radio Policinë e VV-së”: Edhe lëvizjet e mia Ferizaj-Prishtinë po i përcjellin
  • 17:02KFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan
  • 17:02Kamberi: Vuçiqi po e zhvendos debatin nga të drejtat e shqiptarëve te akuzat për kërcënim ndaj Serbisë
  • 16:58Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren
  • 16:29“Radio Policia”, Xhemaili akuzon pushtetin: Po sulmohen mediat ekzistuese për t’u hapur ato të kontrolluara nga zyra e Sveçlës