Çedomir Stojkoviq, avokat i njohur serb, u ka bërë thirrje sot tri shteteve fqinje të Serbisë – Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës që të nisin hetimet brenda territoreve të tyre përkatëse për votat e blera nga lista e Aleksandar Vuçiq.
Thirrja e avokatit serb vjen pas raportimeve se Vuçiq dhe partia e tij SNS, ka paguar votuesit serbë me nga 100 euro për zgjedhje.
“Sa po u paguan Vuçiq serbëve nga këto vende për të udhëtuar drejt Serbisë dhe për të votuar për SNS-në; Kush po i paguan këta autobusë, me çfarë fondesh dhe nga vijnë ato? Nëpërmjet kujt po shpërndahen këto para? Cilët ndërmjetës janë të përfshirë dhe a janë këta ndërmjetës politikanë nga shtetet përkatëse? Cili është burimi i këtyre parave? A bëhet fjalë për fonde të vjedhura nga qytetarët e Serbisë, apo ato vijnë nga kartelet e drogës – kartele të cilat, sipas komunikimeve në ‘Sky’, bashkëpunojnë me strukturat politike të Vuçiq?




