Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot protestë gjithëpopullore në mes të Prishtinës

GD
Gazeta Demos18 shtator 2026 në 07:53
Sot protestë gjithëpopullore në mes të Prishtinës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore sot në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë tentuar ta vendosin në një balancë luftën e UÇK-së me atë që ka ndodhur gjatë viteve 1998-1999.

“Dje dhe sot u ul lufta jonë për çlirim dhe u provua të bëhet një balancë mes asaj që ka ndodhur në luftën tonë në vitet ’98-’99. UÇK-ja nuk është kurrë ndërmarrje kriminale, kjo ishte rezistenca në kuptimin tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje. Asnjë vendim nuk mund ta njollosë luftën tonë çlirimtare apo të barazojë ata që luftuan për liri. Që nga fillimi e kemi quajtur këtë gjykatë politike dhe procesin të pa-drejtë, gjë që sipas nesh u dëshmua edhe dje”, deklaroi Syla.

Ai bëri të ditur se organizatat e dala nga lufta synojnë të ndërmarrin hapa të tjerë, përfshirë krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe një platforme që do të përfshinte edhe shqiptarët jashtë Kosovës.

“Kësaj padrejtësie që iu bë drejtuesve të luftës së UÇK-së do t’i përgjigjemi me një iniciativë për krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen edhe Shqipëria, por edhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në viset e tjera, qoftë Mali i Zi, qoftë Lugina e Preshevës, por edhe nga mërgata jonë. Po ashtu do të kërkojmë krijimin e një strategjie kundërshtuese ndaj këtij vendimi deri në përfundim të procesit të apelit, ku kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona, partive parlamentare, shoqërisë civile, institucioneve të tjera të cilat do të mund të kontribuonin në këtë drejtim”, tha ai.

Syla njoftoi gjithashtu se organizatat e dala nga lufta kanë marrë vendim për të organizuar një protestë gjithëpopullore.

“Po ashtu t’ju bëjmë me dije se organizatat e dala nga lufta sot në takimin që mbajtëm pak më herët me këshillin drejtues morëm vendim që të thërrasim protestë gjithëpopullore nesër në ora 12:00 në sheshin Skënderbeu. Po ashtu në ora 16:30 sot, OVL e UÇK-së së bashku me disa shoqata të tjera të familjeve të dëshmorëve dhe shoqatën e invalidëve do të bëjmë prezentimin e kësaj platforme që e fola më herët, ku ju ftojmë që të jeni prezentë edhe ju, pra do t’i bashkangjitemi protestës dhe thirrjes nga studentët që janë sot, do të jemi edhe ne bashkë me ta në ora 16:30”, tha Syla.

Ai u shpreh se, sipas tij, vendimi i fundit nuk është i vetmi rast që ka prekur ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Ju e dini, nuk është vendimi i padrejtë vetëm ky i djeshmi, bashkëluftëtarët tanë, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bukur gjatë kohës nën goditjet me ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi Syla.

protestëgjithëpopulloreprishtinës

Të ngjashme

”Shihemi sonte në protestë aty në Prishtinë”, Labi i bashkohet protestuesve sonte

”Shihemi sonte në protestë aty në Prishtinë”, Labi i bashkohet protestuesve sonte

19:44
Hoxhaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së: Në emër të popullit të Kosovës, bashkë në protestë gjithëpopullore

Hoxhaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së: Në emër të popullit të Kosovës, bashkë në protestë gjithëpopullore

18:35
OVL e UÇK-së thërret protestë gjithpopullore: Të premten në orën 12:00 në Prishtinë

OVL e UÇK-së thërret protestë gjithpopullore: Të premten në orën 12:00 në Prishtinë

13:48

Më shumë nga Lajme

  • 08:42REL: Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit?
  • 08:28Rasti i rreshterit Muhamet Lika, vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve
  • 07:56Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
  • 07:51Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 30°C
  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë