Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sot përfundon afati për aplikim për tekstet dhe materialet shkollore

GD
Gazeta Demos14 gusht 2026 në 07:52
Sot përfundon afati për aplikim për tekstet dhe materialet shkollore

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, ta bëjnë këtë deri sot, kur edhe përfundon afati.

Afati fillimisht ishte paraparë të mbyllej më 9 gusht, por është shtyrë pas interesimit dhe kërkesave të prindërve që nuk kishin arritur të aplikonin me kohë.

Drejtorja e Departamentit për Arsim Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Anita Kadriu, ka bërë të ditur se deri tani kanë aplikuar rreth 179 mijë prindër përmes platformës eKosova.

“Deri sot, për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore kanë aplikuar gjithsej 179 mijë prindër në platformën eKosova, ndërsa afati përfundimtar për mbylljen e aplikimeve është dita e nesërme”, ka deklaruar Kadriu.

Ajo ka theksuar se zgjatja e afatit është bërë për t’u dhënë mundësi edhe prindërve të tjerë që të përfundojnë aplikimin.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë atyre që ende nuk kanë aplikuar që ta shfrytëzojnë afatin e mbetur.

afatishkollorepërfundon

Të ngjashme

Përfundon vizita katër-ditore, Jakup Krasniqi niset drejt aeroportit për t'u kthyer në Hagë

Përfundon vizita katër-ditore, Jakup Krasniqi niset drejt aeroportit për t'u kthyer në Hagë

12:30
Përfundon takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut në Kinë

Përfundon takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut në Kinë

11:41

Më shumë nga Lajme

  • 18:59Kraki në Bruksel: Kosova të trajtohet me standarde të njëjta si Ukraina dhe Moldavia
  • 18:55Si dukej Malisheva si zonë e lirë gjatë luftës?
  • 18:54“Atëherë, sot e përjetë”, platforma “Liria ka emër” reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
  • 18:38135 banesa në Pejë në fazën finale, Pacolli njofton për avancimin e projektit të banimit të përballueshëm
  • 18:29Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore