Analisti politik, Ylli Hoxha ka deklaruar se dështimi i formimit të Qeverisë së re të Kosovës nga Glauk Konjufca nuk duhet të konsiderohet si dështim i tij, por i Presidencës.
“Sot nuk ka dështuar Konjufca fare, se në fakt ai nuk ka qenë as kandidat real për kryeministër por sot ka dështuar Presidenca. Absolutisht, e cila e ka përdorur autoritetin vetë ligjor për të zvarritur procesin edhe për nja 20 ditë ekstra. Një proces të zvarritur për 9 muaj të një bllokade ngërçi institucional ajo vendosi te këqyrim edhe nja 15 ditë ndoshta munden, hajde urdhëroni se unë jam bindur. Si të ka bindur?”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
