Qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë do të ndërpritet përkohësisht gjatë ditës së sotme, për shkak të punimeve të asfaltimit që po realizohen në kuadër të projektit në rrugën Fushë e Pajtimit–Prevallë.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës do të asfaltohet një segment rrugor me gjatësi prej 1 kilometri.
“Për të mundësuar zhvillimin e punimeve në mënyrë të sigurt, pa pengesa dhe në përputhje me standardet teknike, qarkullimi në segmentin Brezovicë–Prevallë do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 deri në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastukturës.
