Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës.

Nga ora 11:00 pritet të zhvillojë mbledhje Komisioni për Shëndetësi, ndërsa në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Në rend dite është caktimi i një anëtari në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë.