Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 08:04
Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore

Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje gjatë ditës së sotme, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i ndryshimeve buxhetore për vitin 2026, planifikimi i punës dhe çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e tyre.

Në orën 10:00, Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat që mbulon ky komision.

Në të njëjtën orë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të miratojë fushëveprimin e tij.

Në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2026.

Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po në këtë orë, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Komisioni për Arsim dhe Shkencë, si dhe Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, do të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në ndarjet buxhetore për vitin 2026, në fushat përkatëse.

komisionibuxhetore2026

Më shumë nga Lajme

  • 09:00Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj, dyshohet se u rrëzua nga 7 metra lartësi
  • 08:57E konfirmuar: Gani Geci ndalohet për 48-orë - Policia jep detaje
  • 08:29"Super pjeshkë je...", Edonisa publikon bisedat private me Liridon Lecin - tregon çka i shkruante dikur
  • 08:27Deputeti kroat: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar
  • 08:07Defekt në rrjetin e ujësjellësit, një pjesë e madhe e Prishtinës do të mbetet pa ujë