Sot do të zhvillohet ceremonia e varrimit për Alush Gashin, një nga figurat më të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Gashi, i cili ndërroi jetë ditë më parë, konsiderohej një prej njerëzve kyç në organizimin dhe ndërtimin e strukturave të para të LDK-së gjatë viteve ’90, duke mbetur për dekada pjesë e rëndësishme e frymës rugoviste në politikën kosovare.
Përveç rolit të tij politik, ai kontribuoi edhe në institucionet shtetërore pas luftës, ku ushtroi detyrën e ministrit të Shëndetësisë në periudha të rëndësishme për vendin.
