Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sorensen shpreson për rezultate në dialog këtë vit: Duhet të gjejmë një mënyrë që palët të ulen dhe të flasin

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 11:23
Sorensen shpreson për rezultate në dialog këtë vit: Duhet të gjejmë një mënyrë që palët të ulen dhe të flasin

Emisari i BE-së, Peter Sorensen pas takimeve me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për media, ku fillimisht përgëzoi vendin për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa shtoi se pret krijimin e institucioneve.

Sorensen shpreson se ka shpresa për çështjen e dialogut për vitin 2026 .

“Sigurisht, ashtu si edhe gjatë vitit 2025, pavarësisht rrethanave, ne do të vazhdojmë punën për çështjet e dialogut që kemi përpara. Kam shpresa të mëdha, edhe personalisht, që viti 2026 të sjellë atë që viti 2025 nuk arriti ta realizojë”, tha Sorensen para gazetarëve.

Ai theksoi se pas vizitës në Prishtinë, do të vizitojë edhe Beogradin në fundjavë.

I pyetur se cili është plani i BE-së për të mbajtur një takim të nivelit të lartë këtë vit, Sorensen tha se duhet gjetur një mënyrë që kjo të ndodhë.

“Ajo që na është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, në kuadër të rolit tonë si lehtësues të dialogut, është të sigurohemi që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë. Prandaj, do të na duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë (Kaja Kallas) vizitoi Beogradin dhe Prishtinën vitin e kaluar. Ka angazhime që do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur. Ajo do ta thërrasë takimin. Njerëzit do të vijnë dhe do të shohim. Por do të duhet të shohim”, deklaroi emisari i BE-së pas takimeve që zhvilloi me Kurtin dhe Osmanin.

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës
  • 22:12Behrami: Albin Kurti e të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja gjoja ka kryer krime lufte
  • 22:10Kosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit
  • 22:03Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?