Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sorensen pas takimit në DASh: Siguruam harmonizimin në hapat përpara

GD
Gazeta Demos21 mars 2026 në 14:34
Sorensen pas takimit në DASh: Siguruam harmonizimin në hapat përpara

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar të premten një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit amerikan, Brendan Hanrahan.

Vetë Sorensen shkroi shkurtimisht në X për këtë takim, ku tha të jetë diskutuar për dialogun e arritjet e fundit.

Po ashtu, ai tha se është siguruar harmonizimi në hapat përpara të dialogut mes dy vendeve.

“Takim i shkëlqyer me Zyrtarin e Lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, shkroi Sorensen në X.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ndërmjetësi evropian i bisedimeve qëndroi në Kosovë, ku pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, njoftoi se është arritur një marrëveshje për çështjen e Ligjit për të huajt, që ka të bëjë kryesisht me serbët.

Më shumë nga Lajme

  • 16:26Vdes infermierja kosovare
  • 16:19Raportohet se Policia ka anuluar tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të 412 kadetëve, një ditë para organizimit
  • 16:13Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh
  • 16:07Inspektorati i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren, shkak shkeljet e masave të sigurisë
  • 16:02​Kurti dhuron gjak në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, të pranishëm edhe familjarët