Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 08:40
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix.

Sorensen thotë se e ka informuar atë për marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë e Kosovës lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Sorensen ka theksuar se marrëveshja u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike. Ai gjithashtu ka treguar se gjatë takimit kanë diskutuar për nevojën e avancimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar, si dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në OKB javën e ardhshme”, ka shkruar Sorensen.

Good exchange with @Lacroix_UN on the latest developments in the Dialogue, the constructive and pragmatic spirit that made last weekend’s deal possible, and the need to advance on implementing the 2023 Ohrid Agreement. Looking forward to more discussions at @UN next week. pic.twitter.com/EbHzThgGjO

Peter Sorensen

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Trump: SHBA-ja ka “sasi masive” municionesh
  • 08:05Nga sot nisin kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
  • 08:04Nxehtësi ekstreme, ndizet “alarm i kuq” në 27 qytete në Itali
  • 07:52KEDS del me njoftim: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:48Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja