Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sorensen deklarohet pas takimit me Osmanin dhe Kurtin, paralajmëron vonesa në dialog shkaku i ngërçit

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 13:13
Sorensen deklarohet pas takimit me Osmanin dhe Kurtin, paralajmëron vonesa në dialog shkaku i ngërçit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimeve që zhvilloi me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, me të cilët tha se ka diskutuar lidhur me implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Sorensen ka paralajmëruar vonesa në dialog, shkaku i ngërçit institucional në Kosovë.

“Sapo pata takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, jam këtu për shkak të mandatit tim, për të diskutuar se si t’i implementojmë marrëveshjet, sepse situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. Kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë Sorensen, para gazetarëve.

Presidenca e Kosovës lëshoi më herët deklaratë rreth takimit që Sorensen pati me Osmanin.

Sipas njoftimit, Osmani gjatë takimit ka kërkuar heqjen e masave, teksa kanë folur edhe për konstituimin e Kuvendit, si dhe arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia.

“Në kuadër të diskutimit, u trajtua edhe procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, si dhe rëndësia që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të avancuar objektivat e përbashkëta. Presidentja trajtoi edhe çështjen e arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë duke kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që Serbia t’i ndalë këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sa i përket dialogut, Osmani ka kërkuar process të drejtë e të paanshëm, duke përcaktuar objektiva të qarta, gjë që do të kontribuonte po ashtu në avancimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit në tërësi.

“Ajo e falënderoi z. Sørensen për rolin dhe angazhimin e tij të deritanishëm për një dialog parimor dhe të bazuar në trajtimin e barabartë të palëve”.

Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së saj evropiane dhe thelbësisht e orientuar drejt reformave demokratike, e që sipas saj duhet të shpërblehen me hapa konkret nga ana e Bashkimit Evropian.

“Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera të rëndësishme”.

Pas Osmanit, Sorensen ka nisur takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Më shumë nga Lajme

  • 20:15LIVE | Kurti e Abdixhiku, që dy orë në takim
  • 20:08Kufizohet qarkullimi i kamionëve në autoudhë të mërkurën
  • 20:06Vdekja e foshnjës në lavatriçe në Spitalin e Pejës, kaq euro kërkon familja kompensim
  • 19:54Takimi Kurti- Abdixhiku, flasin nga VV
  • 19:40Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku me kritika për institucionet