Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“S’lejojmë ta tall UÇK-në”, veteranët paralajmërojnë masa nëse nuk shkarkohet Dimal Basha

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 14:30
“S’lejojmë ta tall UÇK-në”, veteranët paralajmërojnë masa nëse nuk shkarkohet Dimal Basha

Organizata e Veteranëve të Luftës ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit Dimal Bashës.

Kjo pasi u bënë publike hulumtimet dhe shkrimet e Bashës dhe bashkëautorësia e tij në një punim shkencor, ku degradohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

E një shkresë zyrtare OVL e UÇK-së e ka dërguar sot në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me këtë, Gazmend Syla nga OVL-UÇK, thotë fillimisht se Dimal Basha është figurë që nuk e ka marrë seriozisht.

“Ne edhe më herët e kemi njohur zotin Basha, prej që kur është bërë deputet, por edhe në kohën kur kam qenë vet në Parlament. Ka qenë ai tipi që nuk është marr seriozisht ndoshta as vet prej Lëvizjes Vetëvendosje. Pra ka qenë tip që kur ka fol s’e ka dëgjuar kush. Me ato deklaratat e tij , shpesh skandaloze, por s’kanë pas ndonjë vlerë sepse ky s’ka qenë dikush që ne me e marrë seriozisht”, thotë Syla në Kosova Today.

Derisa sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, dhe hapja e rrugës për konstituim të tij, Syla thotë se është lajm i gëzueshëm, pasi Parlamenti është i vetmi institucion që mbikëqyr dhe merret me gjykimin special në Hagë.

Por, nëse Dimal Basha nuk shkarkohet, Syla thotë se do të ndiqen rrugët institucionale.

“Nuk mund të lejojmë që një njeri që e ofendon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe krejt sakrificën e popullit tonë, me u tall, me e fy, asnjëherë. E sidomos me ushtru punën e kryetarit të Kuvendit”, u shpreh Syla.

Më shumë nga Lajme

  • 21:50Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë
  • 21:44Haradinaj për 16 shtatorin: Pritjet e mia janë gjithmonë pafajësia e tyre
  • 21:43Nesër shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
  • 21:30Daut Haradinaj për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi: Mezi i mbajke dhëmbët në gojë e donte me mbyt aty...
  • 21:21Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë e diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë