Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e natës, pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.
Një qytetar që ndodhet në vendngjarje, tha për GazetaDemos se autoritetet nuk po lejojnë lëvizjen e automjeteve, ndërsa kolonat janë të gjata dhe pritjet po zgjasin me orë të tëra.
Ai thotë se shumë prej udhëtarëve kanë mbetur pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe familje me fëmijë, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të temperaturave të larta dhe pritjeve të gjata.
