Thaçi tha se kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejtuar lidershipit dhe popullit kosovar, sipas tij, kanë qenë në të mirë të Kosovës, të sinqerta, parimore dhe që lidheshin me interesat e ty vendeve.
“Kërkesat e SHBA-ve drejtuara lidershipit dhe popullit kosovar kanë qenë në të mirë të vendit tonë – të sinqerta dhe parimore, që lidheshin me interesat e të dy vendeve, për rend kushtetues dhe ligjor, harmoni etnike, fetare dhe qytetare, prosperitet ekonomik, shoqëri multietnike dhe integrimi i tyre në shoqëri dhe institucione, forcimin e shoqërisë civile, media të lira, luftë kundër terrorizimit dhe radiklizmave tjerë”, tha Thaçi në Rubikon me Adriatik Kelmendin.