Situata para godinës së Kryeministrisë është qetësuar ndjeshëm pas momenteve të tensionit dhe marshimit nga Ministria e Arsimit.

Zjarri që u vu “karrigeve të dialogut” është shuar, ndërsa këtë të diele ndryshe nga një ditë më para nuk ka patur përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në një gjest simbolik, një prej protestuesve është parë duke u shpërndarë lule efektivëve të policisë të rreshtuar para Kryeministrisë. Forcat e sigurisë vijojnë të qëndrojnë në terren për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit./euronews.al/