Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bilalli: Befasi për të mirë, rritet dalja e votuesve në Luginë

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 17:28
Bilalli: Befasi për të mirë, rritet dalja e votuesve në Luginë

Anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Driton Bilalli tha se procesi zgjedhor në Serbi po shkon mirë dhe se numri i pjesëmarrësve shqiptarë në kutitë e votimit po shkon duke u rritur në orët e pasdites.

Ai tha se është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

"Procesi ka shkuar gjithçka në rregull deri tani, përveç disa incidenteve insistimit të përfaqësuesve të listës së studentëve, meqë duket një energji ndryshe e tyre për të mbrojtur votën dhe për të ndryshuar pushtetin. Sa i përket Komunës së Preshevës, dalja ka variuar, por ajo që është befasi për të mirë është dallimi mes orës 14:00 dher 16:00 ku kemi një fluks të madh të votuesve dhe dallimi është mbi afër 10% me atë të orës 14:00. Tash kur po flasim kemi diku rreth 30% të daljes së votuesve".

"Siç na kanë raportuar se kufiri me Kosovën ka qenë një fluks i madh dhe duket se luginasit që jetojnë në Kosovë kanë bërë këtë diferencë, dhe ne shpresojmë që deri në mbylljen e vendvotimeve ky fluks të shkoj duke u rritur që të arrihet një rezultat i kënaqshëm për Koalicionin Shqiptar", tha Bilalli për Klan Kosova.

Në anën tjetër, anëtari i shoqërisë civile, Shkëlzen Limani tha se rreth 50 shqiptarë nga shoqëria civile janë të akredituar për të vëzhguar procesin zgjedhor në Serbi.

"Deri tani sipas informacioneve që kemi ne, përgjithësisht në Serbi konkretisht në Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc diku janë rreth 50 vëzhgues të nacionalitetit shqiptar që janë pjesë e procesit zgjedhor dhe këta janë të akredituar nga organizatat e Beogradit. Në përgjithësi shoqëria civile mund të them se është aktive në këtë proces. Deri tash është vërejtur një interesim i njerëzve për t'iu përgjigjur thirrjes për të votuar", tha Limani.

bilallimirëvotuesve

Të ngjashme

Pajaziti: Rreth 30% e votuesve kanë dalë në Medvegjë

Pajaziti: Rreth 30% e votuesve kanë dalë në Medvegjë

17:47
Turma të mëdha njerëzish në qendra votimi në Serbi, deri në 16:00, dalja në zgjedhje shumë e madhe

Turma të mëdha njerëzish në qendra votimi në Serbi, deri në 16:00, dalja në zgjedhje shumë e madhe

17:15
Jakup Krasniqi është në gjendje të mirë, e konfirmon Bilall Sherifi

Jakup Krasniqi është në gjendje të mirë, e konfirmon Bilall Sherifi

18:46

Më shumë nga Lajme

  • 18:45Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit - policia nis shoqërimet
  • 18:43Shukri Buja kujton fjalët e fundit të Naim Bekës: S’kam çka lypi pa ty në ushtri
  • 18:41Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard
  • 18:41Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë
  • 18:35Vijojnë përplasjet pranë Kryeministrisë/ Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve, hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë