Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata në veri e qetë dhe stabile, por ende delikate

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 08:54
Situata në veri e qetë dhe stabile, por ende delikate

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate, kryesisht për shkak të veprimeve apo vendimeve të mundshme politike.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është e pranishme në të gjithë veriun e vendit dhe se nuk ka ndonjë problem të theksuar sa i përket sigurisë.

“Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, është stabile dhe vazhdon të jetë delikate. Kur them delikate, është më shumë për shkak të veprimeve të mundshme apo vendimeve të mundshme politike. Sepse përndryshe Policia e Kosovës është në krejt veriun e vendit dhe nuk ka ndonjë problem për me theksuar. Ajo çka duhet me thënë është që në rast se do të ndodhë ndonjë incident, Policia i ka kapacitetet e veta për me u marrë me atë problem”, ka thënë Elshani për Ekonomia Online.

Sipas tij, aktualisht Policia e Kosovës ka staf të mjaftueshëm për të menaxhuar situatën në veri.

Elshani ka theksuar edhe rritjen e numrit të pjesëtarëve të komunitetit serb në Policinë e Kosovës.

“Ne jemi, qëndrojmë shumë mirë me staf policor, me personel. Kemi pasur një mungesë, një mangësi shumë të madhe të personelit policor të përkatësisë etnike serbe, të kosovarëve të përkatësisë etnike serbe. Tash i kemi 151 policë të cilët janë të përkatësisë etnike serbe. Rreth 450 policë në total mjaftojnë për rajonin e veriut sepse nuk ka shumë krim atje, më shumë ka të bëjë me politikë sesa me krim. Por Policia është duke menaxhuar komplet situatën në veri dhe ne jemi të gatshëm me reaguar në rast se diçka ndodh”, është shprehur ai.

I pyetur për dritën e gjelbër që Bashkimi Evropian i dha hapjes së urës së Ibrit, Elshani tha se urat lidhin njerëzit dhe nuk i ndajnë.

“Ne i kemi disa ura të tjera derisa vjen kjo ura kryesore këtu dhe nuk ka absolutisht kurrfarë problemi për kalimin e njerëzve edhe të mallrave edhe të veturave. Urat lidhin njerëzit, nuk ndajnë. Unë nuk dua me thënë diçka për urën specifike, për urën kryesore, por kurrfarë rreziku nuk ka në veri të vendit sepse Policia është aty në secilin vend edhe ne kemi shumë reagime që i bëjmë edhe ndaj njerëzve të cilët janë shtetas kosovarë të përkatësisë etnike shqiptare ose serbe apo të tjerë. Kështu që ne e kryejmë punën tonë, e ruajmë rendin dhe qetësinë publike. Më shumë ka retorikë politike sa i përket kësaj pune sesa ajo çka ka të bëjë me siguri, me çështje të sigurisë”, ka deklaruar Elshani.

Ai ka folur edhe për kërcënimet ndaj Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se pjesëtarët e Policisë janë mësuar me situata të tilla gjatë viteve të fundit.

“Ne jemi që katër vjet aty, jemi mësuar me ato kërcënime: ‘ju vrasim sot, ju vrasim nesër’. Hala s’na kanë vrarë. Kurdoherë që vjen puna aty, merresh me atë lloj situate. Policia e ka punën e vet, e kryejmë punën tonë edhe nuk ka nevojë me u brengosë as qytetarët, sepse në rast se ka nevojë me reaguar, ne jemi aty”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.


veridelikatesituata

Të ngjashme

Situata në Trepçë drejt normalizimit, aktivizohen pompat pas ndërprerjes së rrymës

Situata në Trepçë drejt normalizimit, aktivizohen pompat pas ndërprerjes së rrymës

13:50

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin