Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata me mbeturina, Kurti e Pacolli prezantojnë pakon: Mund të themi se kemi një emergjencë

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 14:07
Situata me mbeturina, Kurti e Pacolli prezantojnë pakon: Mund të themi se kemi një emergjencë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë Fitore Pacolli, kanë prezantuar pakon e re për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në gjithë vendin.

Në këtë prezantim u shpalosën masat konkrete dhe veprimet institucionale për mbrojtjen e mjedisit, pastrimin e hapësirave publike dhe adresimin e ndotjes nga deponitë ilegale.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se situata me mbeturina është bërë serioze, duke shtuar se lirisht mund të thuhet se kemi një emergjencë.

“Mbledhja e mbeturinave kërkon harmoni dhe ekuilibër institucional gjë e cila nuk është lehtë e arritshme. Sot kemi një situatë me mangësi serioze në sektorin e mbeturinave. Kemi bërë gati projektligjin e ri për mbeturinat….Ligjin e kemi gati por Kuvendin akoma jo. Situata me mbeturina është bërë serioze e kjo sidomos nga hapësirat që nuk mbulohen nga askush. Lirisht mund të themi se kemi një emergjencë” , ka thënë ai.

“Ky aksion ka për qëllim të arrijë dy efekte e para të intervenoj në vendet ku heqja e mbeturinave rrezikon shëndetin.. Po ashtu, kërkon të shtrojë një rrugë të re, ku qeveria nuk rrin duarkryq por është prijëse e organizimit. Që aksioni të rezultojë i suksesshëm janë paraparë pesë marrëveshje me kompani. Buxheti i paraparë nga Qeveria është një milionë euro. Parashihet largimi i 500 deponive ilegale… Presim që gjatë kohës sa zhvillohet aksioni presim të kemi inspektorë që të vejnë në zbatim ligjin aktual për mbeturinat”, ka shtuar Kurti, raporton Ekonomia Online.

Ministrja në detyrë e këtij dikasteri Fitore Pacolli, ka thënë se sot po lansojnë pakon më të madhe për largimin e mbeturinave.

Sipas Pacollit, janë ndarë 1 milion euro për këtë pako, e cila është më e madhja për largimin e deponive dhe mbulon hapësirat jashtë kufijve të vendbanimeve.

“Janë nënshkruar marrëveshje me kompanitë rajonale në Kosovë. Ne po synojmë largimin e rreth 500 deponive të mbeturinave në mbarë Kosovën. Nuk do të ketë tolerancë për dëmtuesit e natyrës. Çdo ndotës do të përballet me forcën e ligji t” deklaroi ajo.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 15:28Andin Hoti: Beteja juridike dhe diplomatike për mbrojtjen e luftës së UÇK-së vazhdon
  • 15:26Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan
  • 15:22“Liria Ka Emër” organizon marshin “Jo në emrin tim”, më 1 tetor
  • 15:11Bekim Jashari nderon Fehmi Lladrovcin: Nga rënia e familjes sime, gjithnjë e më pak mendonte për fatin e tij
  • 15:09"E ngacmonim, Xheva është shënjestare më e mirë se ti", Buja ndanë kutjime me Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Ma qepi një gjoksore për karikatorë