Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 15:26
Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan,

MINT ka njoftuar se, ekipet inspektuese të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme, kanë realizuar inspektime në subjekte ekonomike në rajonet e Prishtinës dhe Gjilanit, me fokus të veçantë te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Në njoftim shtohet se, qëllimi i këtyre inspektimeve është verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore gjatë riprodhimit dhe përdorimit të materialeve të mbrojtura, si dhe parandalimi i përdorimit, riprodhimit apo shfrytëzimit të paautorizuar të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Komunikata:

Inspektime kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan, MINTI intensifikon kontrollet për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), është duke intensifikuar aktivitetet inspektuese për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekipet inspektuese të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme, kanë realizuar inspektime në subjekte ekonomike në rajonet e Prishtinës dhe Gjilanit, me fokus të veçantë te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Qëllimi i këtyre inspektimeve është verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore gjatë riprodhimit dhe përdorimit të materialeve të mbrojtura, si dhe parandalimi i përdorimit, riprodhimit apo shfrytëzimit të paautorizuar të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Aktivitetet inspektuese realizohen në bazë të Ligjit Nr. 08/L-205 për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Përmes këtyre aksioneve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) synojnë të kontribuojnë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe titullarëve të të drejtave, në rritjen e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë dhe në krijimin e një tregu ku veprimtaria ekonomike zhvillohet në mënyrë të ligjshme.

MINTI dhe IQMT do të vazhdojnë mbikëqyrjen në këtë fushë edhe në rajone të tjera të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në ankesat dhe informacionet e pranuara nga konsumatorët lidhur me rastet e dyshuara të shkeljes së të drejtës së autorit dhe piraterisë.


inspektimeautoritkundër

Të ngjashme

Mbi 6,500 qytetarë vaksinohen kundër gripit sezonal në Prishtinë

Mbi 6,500 qytetarë vaksinohen kundër gripit sezonal në Prishtinë

16:57
Vota kundër Trumpit, Vllahiu: Ai e proklamonte veten si njeri të paqes, u kthye në njeri të luftës

Vota kundër Trumpit, Vllahiu: Ai e proklamonte veten si njeri të paqes, u kthye në njeri të luftës

21:58

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
  • 23:36Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
  • 22:59Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg: Do t’i takojë edhe të tjerët
  • 22:50Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave
  • 22:48Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve