Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sindikata e punëtorëve të RTK-së paralajmëron grevë dhe bojkot të punës: Thirrje për protestë masive

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 11:39
Sindikata e punëtorëve të RTK-së paralajmëron grevë dhe bojkot të punës: Thirrje për protestë masive

Sindikata e Punëtorëve të RTK’së ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme që do të zhvillohet para objektit të RTK-1, e cila do të jetë edhe protesta e dytë lidhur me situatën financiare të RTK-së.

Në komunikatën për media thuhet se kjo është thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje.

‘’ Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së’’, thuhet mes tjerash.

Tutje, shtohet edhe se, në protestën e nesërme, do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon.

Komunikata:

THIRRJE PËR PROTESTË MASIVE

Të nderuar kolegë e punëtorë të RTK-së,

Nesër, më 13 nëntor 2025, në ora 11:15, para objektit të RTK-1, zhvillohet protesta e dytë me radhë e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK).

Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së.

Ftojmë gjithashtu mediat e vendit që ta mbulojnë këtë protestë dhe të shprehin solidaritet me punonjësit e Radiotelevizionit Publik.

Gjatë protestës së nesërme do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon.

Detajet do të komunikohen gjatë ditës së nesërme.

Le të jemi të gjithë bashkë — për pagë, dinjitet dhe të ardhme të sigurt për RTK-në!

SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së.

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
  • 11:39Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik
  • 11:19727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri
  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës