Sindikata e Policisë së Kosovës, ka thënë se çdo lajmërim i rremë ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohet për lajmërim të rremë.
Nga Sindikata, është thënë edhe se, nëse IPK vazhdon punën në mënyrë profesionale dhe ndaj çdo lajmërimi të rremë ngrihet kallëzim penal kundër personave përgjegjës, do të kemi shumë më pak raste të tilla në të ardhmen.
Ky reagim vjen pasi IPK konstatoi se një qytetar në Leposaviq ka deklaruar rrejshom se u keqtrajtua nga policët, dhe ndaj të dyshuarit është inicuar rast dhe hetim penal me dyshimin për veprën penale “Lajmërim i rremë apo kallëzim i rremë”.
Komunikata: Sindikata e Policisë së Kosovës konstaton se çdo lajmërim i rremë ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohet për lajmërim të rremë
Sindikata e Policisë së Kosovës përgëzon punën profesionale të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) lidhur me rastin e fundit, ku një qytetar kishte lajmëruar rrejshëm IPK-në, duke pretenduar se ishte keqtrajtuar nga zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në afërsi të Urës së Bistricës në Leposaviq, më datë 13 janar 2026.
