Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse

GD
Gazeta Demos3 maj 2026 në 22:20
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse

Tregu farmaceutik në Kosovë ka shënuar rritje të barnave që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë edhe tregjet aziatike, si Kina, India e Tajvani.

Pavarësisht se këto barna mund të jenë më të lira, ato duhet t’u nënshtrohen rregullave të importit, të përcaktuara me ligjin në fuqi, të rregulluara nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Megjithëkëtë, autoritetet e kësaj agjencie nënvizojnë se nuk kanë arritur të kryejnë inspektimet, konform ligjit, që këto barna t’i nënshtrohen regjistrimit.“Ka pasur përpjekje nga inspektorët për të marrë viza për në Kinë, por nuk kanë arritur t?i sigurojnë ato, dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të realizojnë inspektimet”, ka Virtyte Krasniqi Shala, drejtoreshë e Departamentit të Regjistrimit të Barnave.

“Kur i kemi regjistruar barnat, inspektorët kanë pasur ftesa nga shtetet e përmendura, por AKPPM-ja nuk na është përgjigjur. Tani publikisht i bëjmë ftesë inspektoratit që të vizitojë fabrikat me të cilat bashkëpunojmë dhe t’i inspektojë ato, pasi këto fabrika punojnë me shtetet evropiane dhe më gjerë”, ka thënë Adem Hasani, farmacist.Laboratori i Kontrollit të Cilësisë në kuadër të Agjencisë për produkte Medicinale për momentin është në proces rinovimi, gjë që shihet hap pozitiv drejt zgjidhjes së një problemi të kahershëm, për të ngritur kapacitetet dhe furnizimin me pajisje që i mungojnë ndër vite. “Me sa di nga viti 2003-2004 kur është themeluar agjecioni ne ende nuk kemi laborator që është duke bërë analiza….”, ka thënë farmacisti Milaim Avdullahu.Fakti që laboratori është në renovim, nuk e ndryshon gjendjen e sigurisë në terren, ndaj kontrollet vazhdojnë të bazohen në metoda alternative.

“Ne kemi një bord etik në kuadër të Odës dhe ai shqyrton çdo ankesë dhe shkelje të ligjit. Deri tani kemi pasur shumë raste ku farmacistët janë dënuar me gjoba, por heqja e licencës nuk ka ndodhur, sepse bordi nuk e ka parë të arsyeshme, meqë nuk ka pasur shkelje të rënda”, ka thënë Kadri Bytyqi kryetar i Odës Farmaceutike.Licencat ndërkombëtare janë valide në gjithë botë, ndaj vlerësohet se barnat që qarkullojnë në tregun tonë janë të sigurta./RTK

barna

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme