I nisur fillimisht si një aplikacion për shpërndarjen e ushqimit, Wolt është shndërruar sot në një “qendër tregtare në xhepin e konsumatorit”, duke shpërndarë gjithçka me shpejtësi dhe lehtësi – sikurse produkte ushqimore, lule, libra, barna, pajisje teknologjike dhe artikuj për kafshë shtëpiake. Por ndikimi i Wolt shkon përtej përfitimeve të konsumatorëve dhe krijimit të vendeve të punës për shpërndarësit. Për qindra biznese lokale, Wolt po hap mundësi të reja të rritjes, pa pasur nevojë për investime në infrastrukturë digjitale apo krijim të rrjeteve të shpërndarjes.
Njëri nga bizneset kosovare që i ka besuar nga fillimi bashkëpunimit me Wolt, është kompania HEB’s, ku përvoja me Wolt ka shërbyer si zgjidhje ideale për një boshllëk të rëndësishëm në zinxhirin e tyre të shpërndarjes.
“Për një kohë të gjatë, shpërndarja ishte sfidë për brende si HEB’s – kërkesa ishte e madhe, por mungonin partnerët që garantonin cilësi, shpejtësi dhe profesionalizëm. Me Wolt, e kemi mbuluar plotësisht këtë boshllëk. Sot, klientët tanë e marrin përvojën e HEB’s ashtu siç duhet – të freskët, të shpejtë dhe me cilësi të kontrolluar nga fillimi deri në fund,” thotë Ardian Brahimi, Drejtor i Operacioneve në HEB’s.
Edhe për rrjetin e supermarketeve SPAR, një brend ndërkombëtar që operon me sukses në Kosovë, bashkëpunimi me Wolt ka sjellë përfitime të prekshme.
“Dëshirojmë të ndajmë një vlerësim të shkurtër për bashkëpunimin tonë me Wolt deri tani. Partneriteti ynë ka pasur ndikim shumë pozitiv në mënyrën si iu shërbejmë klientëve tanë dhe në rritjen e pranisë sonë online. Sot arrijmë t’ju shërbejmë një numër shumë më të madh të konsumatorëve përmes platformës dhe po vërejmë qartë një rritje të shitjeve online. Jemi të kënaqur me rezultatet dhe shpresojmë që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej,” thotë Valon Dedaj, Drejtor i Operacioneve në SPAR Kosova.
Biznese të tjera lokale me prezencë të fortë në Prishtinë dhe më gjerë, si Sachpizza & Sachcaffe, po përjetojnë gjithashtu transformime të rëndësishme përmes bashkëpunimit me Wolt.