Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘‘Si do dukeshim ne duke vendosë kurora për dëshmorët bashkë me Kusari Lilën’’, Syla përmend komunikimet e deklaratat e saj për veteranët

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 16:57
‘‘Si do dukeshim ne duke vendosë kurora për dëshmorët bashkë me Kusari Lilën’’, Syla përmend komunikimet e deklaratat e saj për veteranët

Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së në Prishtinë, Gazmend Syla, ka folur për mospajtimet me Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me organizimet për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Ai deklaroj në emisionin “Kosova Live” në T7 se bashkëpunimi mes institucioneve, kësaj qeverie dhe organizatave të dala nga lufta ka munguar prej vitesh.

“Ku fati me shku bashkë me shtetin, ka ndodhur gjithmonë kështu prej pas luftës, por nuk po më ndodh që 6 vjet, për shkak të qasjes së kësaj qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.”

Ai ka shprehur edhe qëndrimin e tij për pjesëmarrjen e përbashkët në aktivitetet përkujtimore, duke theksuar se nuk e konsideron të drejtë vendosjen e kurorave së bashku me disa përfaqësues institucionalë duke përmend Mimoza Kusari Lila.

“Paramendo si do të dukemi ne të vendosim kurora lulesh me Mimoza Kusari-Lila, e cila e thërriste kriminelin Milan Radojiq dhe i thoshte ‘zdravo brate’, përmes kriminelit tjetër, vetëm i veshur me setër e pantolla, Simiq. I thoshte: ‘A po mi jep disa vota se po më duhen me i largu veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rritja e pagës minimale’. Tash edhe nëse ju na shihni që është në rregull me shku me vendos një kurorë lule së bashku me të dhe deputetë që e ngritën dorën në atë kohë, unë s’besoj që është e drejtë.”

Tutje Syla konfirmoj se kjo qeveri nuk i kishte ofruar organizatave as edhe një ndihmesë financiare.

“Kjo qeveri s’është ndalë asnjëherë gjatë gjithë kohës, na ka ofendy, na ka bo padrejtë. Qe 6 vite as edhe një euro nuk është nda prej shoqatave të dala nga lufta për me ble e për me vendos te varri i një dëshmori.”- tha Syla.

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 16:49Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet
  • 16:49Kryeziu: Nëse Presidenti i lihet opozitës, Qeveria nuk humb mandatin e saj për të qeverisur
  • 16:39Haxhiu: Afrim Maliqi la pas një vepër që meriton ta njohim më mirë
  • 16:25Kush janë gjyqtarët që do të vendosin për ankesat ndaj aktgjykimit të katërshes së UÇK-së?
  • 16:25Gjakovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, kjo është arsyeja