Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se banorët e Shushicës së Ulët kanë vendosur ta vazhdojnë rrugëtimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke përkrahur programin e tij për zhvillimin e komunës.
Ferati ka falënderuar banorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky bashkëpunim është dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët për një Istog të zhvilluar.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!”, ka shkruar Ferati.
