Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shumë kosovarë zgjedhin Shëngjinin, përbëjnë 65 për qind të pushuesve

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 22:44
Shumë kosovarë zgjedhin Shëngjinin, përbëjnë 65 për qind të pushuesve

Shëngjini vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova, të cilët edhe këtë sezon veror kanë zgjedhur bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet.

Plazhet, mikpritja, infrastruktura e përmirësuar dhe afërsia me Kosovën janë disa nga arsyet që i bëjnë ata të rikthehen vit pas viti. Operatorët turistikë thonë se sezoni po zhvillohet me ritme pozitive, ndërsa pjesa më e madhe e rezervimeve vijon të vijë nga pushuesit e Kosovës, të cilët mbeten grupi më i madh i vizitorëve në këtë zonë.

Edhe pushuesit nga Kosova shprehen se Shëngjini është destinacioni i tyre i preferuar veror. Ata vlerësojnë pastërtinë e plazheve, atmosferën familjare, shërbimin dhe mundësitë e shumta për të kaluar pushime të qeta pranë detit.

Shifrat e muajit korrik konfirmojnë ecurinë pozitive të sezonit turistik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i turistëve është rritur me 5%. Pushuesit nga Kosova vijojnë të përbëjnë 65% të totalit të vizitorëve. Ndërkohë, 20% janë turistë të huaj, ku spikasin vizitorët nga Gjermania, Polonia, Italia dhe Çekia, ndërsa 15% e pushuesve janë shtetas që banojnë në Shqipëri, raporton Top Channel.

Rritja e numrit të turistëve dhe prania gjithnjë e më e madhe e vizitorëve nga vende të ndryshme evropiane konfirmojnë se bregdeti i Shëngjinit po forcon pozicionin e tij si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend, duke vijuar të jetë zgjedhja e parë e pushuesve nga Kosova.

pushuesvepërbëjnëpushuesit

Më shumë nga Lajme

  • 16:57Deutsche Welle raporton për krizën politike në Kosovë: Zgjedhje të shpeshta, ngërç institucional dhe incidenti me vezë ndaj Kurtit
  • 16:54Aksident mes tri veturave në Prilep të Deçanit, tre të lënduar
  • 16:46Të gjeturat e NDI-së, Hoti: Nxjerrin në pah dështimet e qeverisjes së LVV-së
  • 16:25Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
  • 16:12Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare të Kosovës