Gjatë ditës so sotme, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dalë me një premtim goxha të madh për lipjanasit. Ai tha se në planprogramin e tij qeverisës është ndërtimi i tre nënkalimeve që do ta bëjnë lidhjen e qytetit.
“Për vite me radhë, hekurudha që ndan qytetin ka qenë pengesë për lëvizje, zhvillim dhe barazi. Tani është koha ta kapërcejmë këtë ndarje!
Plani ynë për ndërtimin e tri nënkalimeve moderne është një hap i madh përpara – për një Lipjan të bashkuar, funksional dhe të sigurt për të gjithë”, tha ai.
Buja gjithashtu tregoi se ku do të ndërtohen këto nënkalime.
Pamje nga projekti: VIDEO
📍 Nënkalimi i parë, për automjete dhe këmbësorë, do të ndërtohet tek rruga “Bajram Gashi” – duke lidhur qendrën me anën lindore dhe duke krijuar një arterie të re urbane.
🚶♀️🚴♂️ I dyti, për këmbësorë dhe çiklistë, do të ndërtohet pranë stacionit të trenit – aty ku ndarja është më e dukshme. Ai do ta ribashkojë sheshin me pjesën përtej hekurudhës.
🚗 I treti, për automjete dhe këmbësorë, do të lidhë qytetin me lagjen e Akllapit – përmes rrugëve “Ganimete Tërbeshi” dhe “Sadik Shala”, duke hapur mundësi të reja për qasje dhe zhvillim.
“Ky është vizioni ynë: Një qytet pa ndarje. Një Lipjan që ecën përpara – i bashkuar”, shtoi ai.