Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja çdo ditë e më shumë po merr përkrahje për një fitore plebishitare në këtë komunë.
Qindra përkrahës pothuajse në çdo tubim, e me dhjetëra figura politike që po marrin pjesë çdo natë në tubimet e mëdha të tij.
Sonte Buja u përcoll nga kreu i partisë, Memli Krasniqi, të cilët u pritën nën një atmosferë të jashtëzakonshme.
“Lipjani do të ndryshojë! Një Lipjan që lidhet me nënkalime moderne, që merr frymë me treg të gjelbër bashkëkohor, që udhëton nga stacioni i ri i autobusëve.
