Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli: Procedura për Ligjin e Speciales vështirë të përfundojë para 6 tetorit

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 15:28
Cakolli: Procedura për Ligjin e Speciales vështirë të përfundojë para 6 tetorit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se pas opinionit të dhënë nga Qeveria për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, shqyrtimi i tij mund të vazhdojë në Kuvend.

Megjithatë, Cakolli vlerëson se koha e mbetur deri më 6 tetor, kur skadon afati për çështjen e Presidentit, e vështirëson ndjeshëm përfundimin e procedurës.

Sipas tij, materialet e plota të projektligjit u janë shpërndarë deputetëve më 3 tetor, ndërsa Rregullorja e Kuvendit përcakton një sërë afatesh që duhet të respektohen.

Cakolli thekson se Komisioni për Legjislacion mund ta shqyrtojë projektligjin në parim, ndërsa për procedurën e përshpejtuar ekzistojnë mekanizma të veçantë. Megjithatë, edhe në këtë rast, sipas tij, duhet të respektohen afatet minimale procedurale.

“Duhet të kalojnë së paku 48 orë nga shpërndarja e materialeve deri te shqyrtimi i parë dhe pastaj së paku 72 orë nga miratimi në parim deri te shqyrtimi i dytë. Pra, gjithsej së paku pesë ditë”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka përllogaritur se shqyrtimi i parë në seancë mund të mbahet më së herëti më 5 tetor, ndërsa shqyrtimi i dytë dhe miratimi përfundimtar, duke respektuar afatet minimale, më së herëti më 8 tetor.

Cakolli ka rikujtuar gjithashtu se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar më herët vendime në raste kur shkurtimi i afateve procedurale ua kishte pamundësuar deputetëve dhe komisioneve shqyrtimin përmbajtësor të ligjeve.

Ai ka theksuar se edhe pas miratimit të ligjit ekzistojnë afate të tjera për procedurat e shpalljes dhe hyrjes në fuqi, ndërsa ligji mund të kontestohet edhe në Gjykatën Kushtetuese nga së paku 10 deputetë.

Sipas Cakollit, këto afate e bëjnë veçanërisht të vështirë përfundimin e të gjithë procedurës së projektligjit brenda afatit të përcaktuar për çështjen e Presidentit.

cakollishqyrtimitetor

Të ngjashme

Nis shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

Nis shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

13:51

Më shumë nga Lajme

  • 16:14Çlirim Haziri bashkë me fëmijët e dëshmorëve u bëjnë thirrje deputetëve të të gjitha partive politike që ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 15:54Aksion para Kuvendit: Deputetë, kush s’mbështet ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen, përballet me popullin!
  • 15:33Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale
  • 15:32“Ju presim para Parlamentit Evropian”, në Bruksel e Danimarkë protestohet nesër për çlirimtarët
  • 15:29Ministria e Drejtësisë për Ligjin e Speciales: Kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend