Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shtyrja e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së, flasin nga Specialja: 20 korriku s’është data kur shpallet aktgjykimi

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 09:50
Shtyrja e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së, flasin nga Specialja: 20 korriku s’është data kur shpallet aktgjykimi

Gjykata Speciale e ka konfirmuar zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep i ka thënë KosovaPress-it se 20 korriku nuk është data e shpalljes së aktgjykimit por data që përcakton afatin e zgjatur.

“Po, Paneli Gjyqësor ka nxjerrë një vendim për zgjatjen e afatit për shpalljen e Aktgjykimit të Gjykimit edhe për 60 ditë të tjera, deri të hënën, më 20 korrik 2026, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Kjo datë nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por vetëm data që përcakton afatin e zgjatur. Paneli shtoi se, nëse një zgjatje tjetër bëhet absolutisht e nevojshme, ai do të nxjerrë një urdhër për këtë në kohën e duhur”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare më 18 shkurt para trupit gjykues.

Ata edhe një herë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Gjykata Speciale

Më shumë nga Lajme

  • 18:47Gjini: Nga Himeji në Kyoto, Gjakova bëhet pjesë e familjes së qyteteve historike të botës
  • 18:42Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari
  • 18:42Ligji për Specialen, vjen reagimi nga Ambasada Britanike
  • 18:30VOX Kosova publikon audioincizimin e Kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm...
  • 18:13Skandal me delegacionin somalez që vizitoi Kosovën: Zhduken nëntë nga ta, vetëm dy kthehen në shtëpi