Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për datat 19 dhe 20 korrik 2026.
Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.64 euro për litër, nga 1.63 euro sa ishte një ditë më parë.
Edhe benzina ka shënuar rritje prej 1 centi, duke u rritur në 1.46 euro për litër, krahasuar me çmimin e djeshëm prej 1.45 euro.

