Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

GD
Gazeta Demos5 prill 2026 në 21:42
Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Pas përditësimit të listës me çmime të barnave disa nga to, specifikisht ato që përdorën për hipertension janë shtrenjtuar për 13 euro, disa tjera janë liruar. Për krejt këto për Dukagjinin ka folur vet ministri Arben Vitia, që ka thënë se komisioni bëri disa gabime teknike.

Për dy muaj çmimi i ndryshoi për 13 euro e 1 cent.

Nga 21 euro e 72 cent sa ishte paraprakisht, ilaçi për hipertension “Sevikare” u bë 34 euro e 73 cent.

Për të njëjtën sëmundje po bari “Lopril” u lirua nga 3 euro e 50 cent në 1 euro e 44 cent.

Krejt këto ndryshime u bën në janar të këtij viti kur u përditësua lista e çmimeve të barnave.

Për ndryshimet me dhjetëra euro më shumë për pacientët që përdorimin e këtyre barnave e kanë të detyrueshëm, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pati një sqarim.

“Kërkoj shumë ndjesë unë kam pas një takim me anëtarët e komisionit ku më janë paraqit disa prej këtyre barnave disa i kam paraqit unë e disa edhe sinjalizuesit dhe për shumicën e tyre e ka pa komisioni që janë disa gabime teknike që po shohim që menjëherë në përditësimin e ardhshëm me i anashkalu këto procedura”, ka thënë Vitia.

Vitia tha se ligji për nivelizimin e barnave do ta stabilizojë tregun.

“Unë kërkoj edhe mirëkuptimin edhe kërkoj falje nga qytetarët sepse këtë vit ka pasur një tronditje të tregut mirëpo ashtu siç po e shohim tash ka qenë një veprim i duhur që kemi qenë stoik që nuk jemi lëkundur pavarësisht edhe kërcënimeve”, ka shtuar Vitia.

Që çmimet do të ndryshojnë në çdo përditësim për shkak të marzhës, e thotë nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha.

“Është normale që do të kemi ulje apo ngritje të çmimeve mirëpo kjo ndodh për shkak të procesit, çmimet e tyre nuk shkojnë sipas dëshirës por bazohen edhe në shtetet e rajonit”, ka thënë Haxhijaha.

Ligji për nivelizimin e çmimit të barnave u miratua në vitin 2023 dhe barnatoret detyrohen që produktet t’i shesin me çmimin e njëjtë./Tv Dukagjini

barna

Më shumë nga Lajme

  • 12:36OVL-UÇK: Turp për drejtësinë ndërkombëtare, liria nuk rishkruhet
  • 12:31E rrëzojnë për toke, policia holandeze arreston disa mbështetës të krerëve të UÇK-së
  • 12:30Gjini: Ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Kosovës
  • 12:27Haxhiu: Çast i rëndë për kombin shqiptar, familjeve të katërshes, qëndroni të fortë, Kosova është me ju
  • 12:14Lajmi i fundit: Shkolla "Andon Zako Çajupi" ndërpret mësimin në Prishtinë