Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person sot në Pejë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng.
Rasti ka ndodhur rreth orës rreth orës 12:45, ku pas informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes nё rrugёn ‘Brigada Adrian Krasniqi’ në Pejë.
“Policia menjёherё kanё dal ne vendngjarje, ku ёshtё takuar i dyshuari, nga i njëjti ёshtё sekuestraur: Njё armё Retay, dy gёzhoja dhe një karikator. I dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.”, thuhet në njoftim.




