Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtesat për fëmijë, Hoti: Vendimet merren sipas kritereve dhe procedurave në fuqi

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 16:30
Shtesat për fëmijë, Hoti: Vendimet merren sipas kritereve dhe procedurave në fuqi

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar lidhur me shtesat për fëmijët, duke thënë se është e papranueshme që, pa asnjë fakt, pa asnjë argument dhe siç u shpreh ai, pa i kushtuar as dy minuta leximit të legjislacionit në fuqi, të fabrikohen pretendime që ai i quajti të paqena.

Hoti është shprehur se numri i përfituesve në kuadër të Programit të Shtesave për Fëmijë është dinamik dhe ndryshon në vazhdimësi, ndaj sipas tij, si rezultat i zbatimit të kritereve të përcaktuara për këtë program dhe përditësimit të të dhënave të përfituesve.

“Në këto ndryshime ndikojnë një sërë faktorësh, përfshirë përfshirjen e fëmijëve të rinj në program, arritjen e moshës 16-vjeçare, ndryshimin e rrethanave të përfituesve, përditësimin dhe harmonizimin e të dhënave me regjistrat institucionalë, si dhe proceset e rregullta të verifikimit të përmbushjes së kritereve”.

“Në rastet kur gjatë administrimit të programit nevojiten verifikime shtesë, pagesa mund të suspendohet deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Suspendimi gjatë procesit të verifikimit nuk nënkupton automatikisht largim përfundimtar nga programi apo konstatim të keqpërdorimit”, është shprehur ai.

Ministri Hoti tha se të gjitha vendimet lidhur me vazhdimin apo ndërprerjen e përfitimit merren në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara me aktet në fuqi, siç deklaroi, duke respektuar edhe të drejtat procedurale të palëve.

“Rrjedhimisht, diferenca ndërmjet numrit të përfituesve në muaj të ndryshëm nuk mund të konsiderohet në tërësi si numër i personave që kanë keqpërdorur programin dhe as të përkthehet automatikisht në dëm financiar. Çdo rast trajtohet dhe verifikohet individualisht, ndërsa aty ku eventualisht konstatohet përfitim i pabazuar, veprohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka deklaruar Hoti.

hotikritereveprocedurave

Të ngjashme

Andin Hoti: Beteja juridike dhe diplomatike për mbrojtjen e luftës së UÇK-së vazhdon

Andin Hoti: Beteja juridike dhe diplomatike për mbrojtjen e luftës së UÇK-së vazhdon

15:28

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Bajqinovci: Opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a don zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja
  • 17:49“Unë të dua, ti e din”, Endrit Thaçi publikon fjalinë e dikurshme të babait të tij
  • 17:48Ish-gjyqtari Shala: Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës
  • 17:48Kuçi: Kushtetuesja na tregoi se ngërçi është politik, Kosova po vuan për një pushtet demokratik
  • 17:28Ky është i riu që shkoi me armë te shtëpia ku u vendos flamuri serb në Podujevë