Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kuçi: Kushtetuesja na tregoi se ngërçi është politik, Kosova po vuan për një pushtet demokratik

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 17:48
Kuçi: Kushtetuesja na tregoi se ngërçi është politik, Kosova po vuan për një pushtet demokratik

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se ngërçi aktual në vend nuk është institucional apo kushtetues, por politik dhe lidhet me përplasjet mes pushtetit dhe opozitës.

Në emisionin FIVE, Kuçi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë se vendi mund të shkojë në zgjedhje para 27 dhjetorit.

“Ngërçi nuk është institucional, kushtetues, është politik, mes opozitës dhe pushtetit”, ka deklaruar Kuçi.

Sipas saj, vendimi i Kushtetueses nuk e zgjidh ngërçin politik, pavarësisht numrit të çështjeve që mund të dërgohen për interpretim në këtë gjykatë.

Kuçi e ka kritikuar pushtetin, duke e cilësuar si “jo demokratik”, ndërsa ka thënë se opozita ka mbetur në këtë pozitë pasi, sipas saj, kryeministri Albin Kurti ka vendosur që partitë opozitare të qëndrojnë jashtë pushtetit.

“Problemi është se Kosova po vuan për një pushtet demokratik dhe për një opozitë që rri në opozitë dhe me kohën bëhet e gatshme me marrë pushtetin”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se, sipas saj, “duhet të lindë diçka e re”

kuçipolitikngërçi

Më shumë nga Lajme

  • 18:43Mbi 3 mijë shërbime logopedike në QKUK gjatë periudhës janar–shtator
  • 18:41Bardhyl Mahmuti: Situata pas 16 shtatorit sikur koha e suspendimit të autonomisë, vendimi rrënon bazat e shtetit të Kosovës
  • 18:41Tahiri: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik
  • 18:13Tre vjet nga Banjska, Tirana rikthen në vëmendje kërkesën për drejtësi
  • 18:02Gazetari nga Irlanda: E dimë historinë e Kosovës si shtet dhe sakrificat e popullit