Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtëpia e Bardhë njofton për orarin e takimeve të Trumpit me Zelenskyn dhe liderët evropianë

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 09:31
Shtëpia e Bardhë njofton për orarin e takimeve të Trumpit me Zelenskyn dhe liderët evropianë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një orar se kur parashihet të arrijnë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderët kyç evropianë, raporton “ BBC ”.

Liderët evropianë pritet të arrjnë në Washington në mesditë me kohë lokale (rreth orës 18:00 me zonën tonë kohore).

Ndërkohë një orë më vonë, Zelensky do të pritet nga Trumpi para se të nisë takimin bilateral.

E rreth orës 14:15 me kohë lokale (20:15 me zonën tonë kohore), Trumpi do t’i presë liderët evropianë para një foto në grup.

E takimi shumëpalësh do të zhvillohet rreth orës 15:00 me kohë lokale (21:00 me zonën tonë kohore). Nuk ka një orar se kur do të përfundojnë takimet.

Zelensky në Shtëpinë e bardhë do të shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.

Trump në një postim në “Truth Social”, ka thënë se është ditë e madhe dhe nder i madh të presë aq shumë liderë evropianë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun