Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e një xhamie milionëshe në Zvicër

GD
Gazeta Demos5 prill 2026 në 20:20
Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e një xhamie milionëshe në Zvicër

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një xhamie të madhe nga komuniteti shqiptaro-islam, projekt që pritet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane.

Sipas mediave zvicerane, iniciativa vjen nga organizata Islamische Gemeinschaft El-Hidaje, e cila prej dekadash operon një xhami më të vogël në periferi të qytetit.

Projekti parashikon ndërtimin e një objekti modern prej rreth 1000 metrash katrorë, me një kupolë të madhe prej xhami dhe hapësira që mund të strehojnë qindra besimtarë. Përveç sallës së lutjeve, objekti do të përfshijë edhe ambiente biznesi dhe një kafeteri të hapur edhe për jomyslimanët.

Kostoja e ndërtimit të xhamisë vlerësohet rreth 10 milionë franga, ndërsa toka ku pritet të ndërtohet kap vlerën e rreth 5 milionë frangave, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse projekti është ende në fazë të hershme dhe nuk është dorëzuar ende kërkesa për leje ndërtimi, komuniteti shqiptar ka nisur prej kohësh mbledhjen e fondeve. Deri më tani janë siguruar rreth 3 milionë franga përmes donacioneve dhe aktiviteteve bamirëse.

Xhamia e re pritet të jetë ndër më të mëdhatë në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e komunitetit janë shprehur se qëndrimet e tyre janë liberale dhe kanë theksuar se ekstremizmi nuk ka vend te shqiptarët myslimanë.

Megjithatë, kjo xhami ka qenë edhe më parë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Në vitin 2014, një ngjarje tragjike ndodhi brenda saj, ku një 51-vjeçar shqiptar vrau një bashkëkombës gjatë lutjes, në një rast që u raportua si vrasje për hakmarrje

Xhami

Më shumë nga Lajme

  • 19:40Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku me kritika për institucionet
  • 19:32Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistët
  • 19:24Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Dubravë
  • 19:08Një orë bisedime, takimi Kurti-Abdixhiku ende po vazhdon
  • 19:07Natë në mes të ditës: Eklipsi Total Diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh – duket edhe nga vendi ynë